Emeri: Vendimet e arbitrit vendosën ndeshjen

0

Trajneri i PSG-së, Unai Emeri, ishte mjaft nervoz me gjyqtarin e ndeshjes kundër Realit, italianin Xhanluka Roki, pasi sipas trajnerit spanjoll gaboi në disa raste,duke nisur nga 11-metërshi që riktheu ekuilibrin në fushë, pas golit të Rabiosë.

Kur ishim në momentin tonë më të mirë, pas avantazhit 1-0, erdhi një penallti shumë e dyshimtë, një vendim për të cilin kam i bindur që është i gabuar. Sërish, episodet dhe detajet e vogla nuk na ndihmuan. Më pas ishim më mirë me topin dhe kërkonim të shënonim sërish, por erdhi një aksion nga ato të Realit dhe që i njohim. Një vendim arbitral i dyshimtë edhe në atë rast, sepse aksioni nisi nga një faull që mund të fishkëllehej. Me euforinë e avantazhit ata shënuan edhe golin e tretë dhe kjo na lë me një rezultat të ndërlikuar, por me ndjesinë se mund ta përmbysim”, tha Emeri për BeIn Sports pas ndeshjes.

Remuntada? “Rezultati nuk na buzëqeshi, edhe pse luajtëm mjaft mirë. Më pas më thanë që ishte edhe një prekje me dorë nga Sergio Ramos, që mund të jepej penallti. Arbitrat janë në fushë për të parë detaje të tilla, ndaj po kërkohet edhe VAR-i. Gjithsesi, luajtëm një ndeshje të madhe dhe mund t’ia dalim në Paris, por ndonjëherë na duhet pak fat me arbitrat dhe që ndonjë vendim të kalojë edhe në krahun tonë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.