Egnatia e Dinamo në krye, festojnë Lushnja, Tomori dhe Bylisi

Dinamo duket se do të jetë ekipi anti-Vllazni. Blutë kanë mposhtur 2-0 Besëlidhjen, teksa i pari që shënoi ishte sulmuesi Kristjan Prendi. Lezhjanët mund të barazonin në pjesën e dytë me sulmuesin Pasha, por portieri Laço priti penalltinë. Marko Çema shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për Dinamon, që fitoi edhe ndeshjen e dytë të kampionatit

Iliria fiton në shtëpi me Shënkollin. Doçi dhe Boçi në pjesën e parë, si dhe Bardhi në fillim të dë dytës, vendosën fatet e takimit. Golii David për miqtë ishte për sa për statistika. Korabi në shtëpi me Erzenin i është falur golit të Alban Hoxhës në pjesën e parë dhe ka marrë pikët e plota.

Tre pikët e para në kampionat për Veleçikun. Koplikasit fituan 2-1 ndaj Vorës. Kapiteni Plizhta realizoi nga distanca që në fillim, ndërsa Hasa në të dytën dyfishoi. Goli i Ferrajt në fund bëri që mbyllja të ishte dramatike, por vendasit e ruajtën avantazhin dhe morën tre pikët.

Në grupin B Egnatia fitoi në transfertë me Elbasanin dhe e vetme qëndron në krye të klasifikimit. Dimo dhe Canka ishin ata që me golat e tyre i dhanë tre pikët rrogozhinasve. Brahimaj në fund vetëm ngushtoi diferencën. Ndjekin Tomori dhe Lushnja.

Beratasit morën pikët e plota në Pogradec. Skuadra e Devollit fitoi falë golit të Agbodike, ndërkohë që për lushnjarët ishte kapiteni Sefa “heroi”. Triumfon edhe Bylisi, që në shtëpi likuidoi Turbinën me rezultatin 2-0.

KATEGORIA E PARË – JAVA 2

GRUPI A
E shtunë, më 15 shtator, 16:00
Iliria-Shënkolli 3-1
Shënues: Doçi 22′, Boçi 36′, Bardhi 58′ / David 64′
Dinamo-Besëlidhja 2-0
Shënues: Prendi 25′, Çema 87′
(*Laço i Dinamos ka pritur një penallti)
Veleçiku-Vora 2-1
Shënues: Plizhta 7′, Hasa 55′, Ferraj 82′
Korabi-Erzeni 1-0
Shënues: Hoxha 26′

GRUPI B
E shtunë, më 15 shtator, 16:00
Bylis- Turbina 2-0
Shënues: Liçkollari 9′, Bytyçi 44′ (pen.)
Elbasani- Egnatia 1-2
Shënues: Brahimaj 94′ / Dimo 17′ (pen.), Canka 38′
Lushnja -Oriku 1-0
Shënues: Sefa 2′
Pogradeci- Tomori 0-1
Shënues: Okebugu 27′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *