Edhe Paul Pogba lutet për Shqipërinë, Granit Xhaka: Familja ime bëri burg për vendin amë!

Reagimi për tronditjen e madhe të pësuar në Shqipëri pas tërmeteve të rëna në kohët e fundit, që ka shkaktuar shumë viktima, ka ardhur edhe nga personalitetet më të njohura europiane. Këtë futet edhe lojtari i njohur në Europë, Paul Pogba, i cili lutet për Shqipërinë.

Ndërkohë edhe Granit Xhaka ndihet tërësisht i prekur për periudhën e vështirë që po kalon vendi ynë. Në një postim në “Instagram”, shkruan: “Jam shumë i prekur me tragjedinë e vëllezërve tanë në Shqipëri dhe që janë prekur nga tërmeti. Familja ime ka bërë burg për Shqipërinë dhe ne jemi rritur me dashuri për vendin ama. Prandaj bëj thirrje që në këtë ditë kaq të vështirë për pupoullin shqiptar të ndihmojmë me gjithë mënyrat që kemi”. /Sport Ekspres/