(VIDEO) Edhe Itali-Shqipëri, mes gjashtë momenteve historike të Xhixhit!

Plot 20 vjet në fotograma. Xhixhi Bufon zgjedh gjashtë momentet më të bukura të Epopesë së tij axurre: “I pari, debutimi në Rusi, në një mbrëmje me borën dhe baltën në fushë: kushtet më të tmerrshme për debutuar. Po luanim Botërorin Francë 1998, pesë minuta dhe m’u desh të bëja pritjen më të rëndësishme. i dyti është momenti i Itali-Paraguaji në 1998, në Parma, ndoshta pritja më e bukur në kombëtare. Isha futur në pjesën e dytë: mendoj se kam bërë nga ato pritje të mrekullueshme.

E treta, ndërhyrja ndaj Zidanit, në finalen e Botërorit 2006, me pritje plastike dhe skenografike. Momenti i katërt, ndeshja me Çekinë në 2013, kur barazova rekordin e Kanavaros me 136 ndeshje. i pesti është një turp, pasi festova ndaj Belgjikës në Europianin e fundit, por rashë në tokë pasi më rrëshqitën duart që mbaja në traun e portës. Momenti i gjashtë dhe i fundit, 1000 ndeshjet si profesionist të celebruara në Itali-Shqipëri. Një triumf, për të cilin jam krenar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *