E vetmja rrugë/ Në Serinë A kanë humbje të mëdha, po diskutohet ulja e pagave për futbollistët

Pezullimi i kampionateve elitare në Europë për shkak të Koronavirusit sjell edhe humbje kolosale për klubet. Tani buxheti nuk vijon ashtu siç ishte parashikuar, ndërsa Juventusi ka “rrjedhje” të madhe të parave duke nisur që tani.

Më e keqja është se askush nuk e di sesa do të vijojë kjo situatë dhe se nëse kampionatet do të përfundohen deri në fund apo do të gjenden zgjidhje alternative. Për këtë arsye, në Itali po hidhet edhe një diskutim i ri. Bëhet fjalë për një shkurtim të pagesës që marrin lojtarët dhe që janë shifra të konsiderueshme. Vetëm kjo është rruga për të ulur sadopak humbjet në bilancin përfundimtar. Megjithëse në rrugë zyrtare ende nuk është shtruar si diskutim, por nëse gjendja në Itali vazhdon kaq kaotike, atëherë lojtarët duhet të marrin më pak para. Fundja, nuk janë duke luajtur… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *