E rrallë në Angli/ 45 vjeçari rikthehet nga pensionimi dhe debuton me ekipin e parë

Pasioni vdesë me njeriun. Është kjo shprehja më tipike për të gjithë të apasionuarit pas sportiti, artiti, një profesioni apo çfarëdo. E nësë vitet ju duken problem për të ndjekur pasionin, gaboheni. Në Angli një 45 vjeçar, ish-mesfushori Robbien Savage, ka hequr këpucët nga gozhda dhe i ka veshur sërish.

Debutimi tij, pas afro 9 vitesh nga tërheqja, është mundësuar nga klubi Stockport. Më herët Savage ka veshur fanellën e Leicester, Birmingham, Blackburn dhe Derby. Gjatë karrierës 45 vjeçari bëri 623 paraqitje dhe 39 ndeshje më kombëtaren e Uellsit.

Presidenti i i Stockport Town Adam Jones ishte duke kërkuar lojtarë të rinj kur Savage mbërriti në derën e tij. Referuar moshës, presidenti nukishte mjaft i interesuar megjithëse duket se ka dhënë lejën e tij që 45 vjeçari të vijojë pasionin./Sport Ekspres/