“Objektivi është i qartë, duam finalen”, Mats Humels: Për të mposhtur PSG-në duhet të vrapojmë më shumë

Borusia e Dortmundit mposhti mbrëmjen e djeshme PSG-në me rezultatin 1-0. Finalja është më pranë verdhezinjve dhe lojtarët besojnë në këtë objektiv. Mats Humelsi ka thënë pas përfundimit se objektivi i tyre është i qartë, mbërritja në finalen e Uemblit. Ai u shpreh se do të dëshironte që skudra e tij të kishte shënuar të paktën edhe një gol ndaj PSG-së, ndërsa shton se për të mposhtur këtë ekip shokëve të tij të skuadrës u duhet të vrapojnë më shumë.

“Është e qartë, ne ishim me fat në dy aksione, por mund të jemi shumë krenarë për ndeshjen tonë, ishim shumë të pjekur, me shumë përvojë. (10 km më shumë të përshkuara nga lojtarët e Dortmundit) Nëse duam të mposhtim një ekip të tillë, duhet të vrapojmë edhe më shumë. Duhet të themi gjithashtu se Parisi ka dy-tre lojtarë që nuk bëjnë çdo metër në mbrojtje, të cilët sjellin cilësi të pabesueshme sulmuese. Ata vrapojnë më pak, por kjo fatkeqësisht nuk i bën më keq. Ne duam të shkojmë atje (në finale), është një objektiv i qartë. Do të jetë e ndërlikuar të martën, do të ishte mirë nëse do të kishim shënuar një gol të dytë në një nga kundërsulmet tona të shumta. Nëse duam të shkojmë në finalen e Ligës së Kampionëve, duhet të kemi sukses në Paris”, ka thënë Mats Humelsi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/