Deklarata e pazakontë e Dortmundit pas ndeshjes me PSG: Ju i detyroheni të gjithë një falje Jadon Sancho

Jadon Sancho ka zhvilluar një tjetër ndeshje spektakolare në Champions League. Futbollisti i Dortmundi realizoi 11 driblime në ndeshjen e sotme kundër PSG, të fituar me shifrat 1-0. Ishte praktikisht ylli i këtij takimi, duke lënë jo pak gjurmë në suksesin e Dortmundit.

Megjithatë Sancho nuk la në hije vetëm yjet e PSG, por edhe të Europës. Kjo pasi Sancho realizoi 11 driblime të suksesshme në 90 minuta dhe asnjë lojtar tjetër në këtë sezon nuk e ka arritur një statistikë të tillë në Champions League.

Një përshkrim të rrallë ka dhënë faqja zyrtare e Dortmundit pas ndeshjes kundër PSG, referuar Sancho-s. “Ju i detyroheni atij një falje, ne jemi gjithmonë të njohur me lojën e tij”, thuhet në një deklaratë të gjermanëve. /Sport Ekspres/