E presin te Flamurtari, media italiane për Taiye Taiwo: Çfarë ndodhi me të? Mbaroi me tallje

Taye Taiwo po pritet me kureshtje të madhe në Vlorë, ndërsa pritet që t’i bashkohet Flamurtarit. Një lëvizje kjo që do të jetë e bujshme për futbollin shqiptar pasi bëhet fjalë për një ish-lojtar të Milanit, megjithëse niveli i tij është tjetërsuar nga ajo që e kemi parë më herët.

Media italiane “Mondosportivo” ka publikuar një artikull analize duke e quajtur Taiye Taiwo si lojtar dështues të dekadës së fundit. Kjo duke parë emrat e skuadrave që ka luajtur ky mbrojtës përpara disa vitesh dhe se ku ka përfunduar.

Aventura e fundit e Taiwo ka qenë në Serinë D me Seregnon. Por dekada do të përfundonte me një tallje për të, ashtu siç e cilëson edhe vetë prestigjozja italiane.  Sapo futbollisti ishte gati të bënte debutimin në Seria D, u largua nga presidenti i skuadrës me një mesazh në “WhatsApp”. Ajo që mungon në këtë rast si informacion për “Mondosportivon” është fakti se Taiwo gjendet shumë pranë Flamurtarit, për të përmbyllur artikullin. /Sport Ekspres/