E para me surpriza, ndalen Tirana dhe Bylis

Janë luajtur 9 nga 10 takimet e Kategorisë së Parë për javën e 9-të. Rezultatet e kësaj jave kanë dhuruar shumë rezultate surprizë.

Për t’u veçuar në grupin B fakti se janë ndalur kryesueset. Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Shënkollit, teksa Karabeci ka shpëtuar bardheblutë nga humbja me një penallti në pjesën e dytë. Nuk është shfrytëzuar siç duhet ky hap fals i kryeqytetasve mga ndjekësit Bylist, pasi ballshiotët janë mundur në transfertën fierake me rezultatin 3-1. Vendasit kanë shënuar që në fillimin e lojës dhe më pas kanë arritur të realizojnë dhe dy herë të tjera. Fitore me vlerë dhe për Ilirinë që mjaftohet me një gol pa u mbushur 10 minuta lojë pwr Tomorit. Edhe Pogradeci nuk i ndahet kryesueseve që bën detyrën në shtypi duke mundur 2-1 Turbinën. Në takimin tjetër të grupit A, Naftëtari dhe Shkumbini u ndanë në një barazim 1-1.

Në grupin A, gëzon vetëm Vllaznia B, e cila ka arritur që të marrë fitoren përballë Burrelit, ndërsa në tre takimet e tjera skuadrat i kanë ndarë pikët mes tyre. Barazim pa gola në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Tërbunit, ashtu si dhe në Dibër mes Korabit dhe Besës. Dinamo i falet Likës dhe merr një pikë përballë Besëlidhjes. Java e 9-të do të mbyllet me ndeshjen e nesërme mes Kastriotit dhe Erzenit.

 

 

GRUPI A

Egnatia-Terbuni         0-0

Dinamo-Besëlidhja     1-1

Shënues: Lika 58′ pen. / Ajazi 36′

Korabi-Besa               0-0

Vllaznia B-Burreli       1-0

Shënues: Miloti 45′

 

GRUPI B

Apolonia-Bylis             3-1

Shënues: Sota 4′, Blerim Krasniqi 60′ pen. Krasniqi 80’/ Vatnikaj 85′

Shënkolli – Tirana       1-1

Shënues: Pjetrushi 17′ / Karabeci 69′ pen.

Iliria-Tomori               1-0

Shënues: Lleshi 9′

Pogradeci-Turbina       2-1

Shënues: Çekiçi 8′, Shyti 57′ / Agalliu 36′

Naftëtari- Shkumbini    1-1

Shënues: Nallbati 7’/ Berdufi 79′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *