E mbyllur/ 300 milionë paundë gjejnë marrëveshjen me sheikun, tani pritet Newcastle në “Champions League”

Gjithçka mund të quhet e mbyllur dhe nuk ka shumë për të diskutuar. Pronari më i ri i Newcastle është Muahmed bin Salman, njeriu që zotëron pasurinë më të madhe nga të gjitha drejtuesit e skuadrave në “Premier League”.

Pavarësisht mundësisë që u hodh në media për të bllokuar shitjen e klubit anglez te sheiku kontrovers, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. “The Sun” raporton se Newcastle ka marrë dritën jeshile nga “Premier League” për të aprovuar blerjen e re me 300 milionë paundë.

Shpenzimet në merkato do të jenë të mëdha, ndërsa në listë janë shumë emra lojtarësh të kalibrit të lartë që do të kërkohen për të mbërritur së shpejti edhe në “Champions League”. Megjithatë te Newcastle duhet të jenë të kujdesshëm, pasi nga ana tjetër është Manchester City që do të qëndrojë dy vite pa Europë pasi shkeli “Fair Play-n Financiar”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *