E kryer, Mërgim Mavraj me ekip të ri

Mërgim Mavraj nuk ka humbur më shumë kohë dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në Greqi me skuadrën e Arisit të Selanikut, ku gjen mesfushorin Migjen Basha. Qendërmbrojtësi ishte lojtar i lirë, pasi më parë kishte zgjidhur kontratën me Hamburgun.

Vetë presidenti i Arisit të Selanikut, Theodro Karipidis, ka njoftuar përmes një postimi në “Instagram” afrimin më të fundit dhe është pikërisht Mavraj. Bisedimet kishin nisur prej kohësh dhe diheshin, ndërkohë që tani ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Kontrata e Mavrajt do të jetë 2-vjeçare. Gjatë kësaj vere ofertat për nuk munguan, teksa oferta konkrete i bënë Breshia dhe Deportivo La Korunja. Gjithashtu kishte interesim edhe nga Turqia dhe Arabia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *