E FUNDIT/ Zbulohet emri i lojtarit shqiptar pozitiv me COVID-19, ka fituar edhe zemrat e tifozëve të Kukësit

0

Në Kosovë ka rezultuar futbollisti i parë i prekur me COVID-19. Bëhet fjalë për një lojtar të Dritës, me vetë publikimin nëpërmjet reagimit nga ana e skuadrës shqiptare në Kosovë, megjithëse emri i saktë i futbollisti nuk bëhej publik.

Megjithatë nuk ka kaluar shumë dhe gjithçka është kuptuar. Kështu është media “Zëri.info” që raporton se bëhet fjalë për Izair Eminin. Sulmuesi 34-vjeçar që ka rrëmbyer edhe zemrat e tifozëve të Kukësit në Superiore, në vetmen skuadër që luajti në elitën e futbollit shqiptar.

Emini do të bënte testin për Koronavirusin së bashku me trajnerin e Dritës, Ardian Nuhu, në spitalin “Sistina” në Shkup. Tashmë Nuhu është së bashku me pjesën tjetër të skuadrës pasi doli negativ, ndërsa Emini uron që të mos e ketë transmetuar virusin edhe te familjarët e tij. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.