E fundit/ Zbardhen tre ofertat për Armando Sadiku, shok ekipi me Manajn ose Baren

Armando Sadiku quhet i larguar nga Levante dhe kjo është ëështje e mbyllur. Trajneri Paco Lopez nuk e ka vlerësuar në asnjë moment të vetëm sulmuesin elbasanas, duke mos e futur asnjëherë në listë në nisjen e kampionatit spanjoll. Gjithashtu edhe në ndeshjet parapërgatitore, lojtari kuqezi ishte i vetmi që nuk u aktivizua as edhe një minutë të vetme

Ndërkohë janë zbardhur nga mediat spanjolle tre oferta konkrete nga ana e divizionit të dytë. Bëhet fjalë për emra si Albacete, Malaga apo edhe Lugo. Transferimi do të kryhet për shifrën e 1 milionë eurove, shifër kjo e kërkuar nga Levante, ndërsa më përparësi ka Malaga. Në dy nga këto rastet, Sadiku do të bëhet shok skuadre me Manajn nëse zgjedh Albaceten, ose me Baren nëse zgjedh Malagan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *