E FUNDIT/ Rama merr vendimin e papritur: Nuk do e ndihmoj futbollin, bëjnë si fasone dhe pa pikë lezeti

Edi Rama dhe qeveria shqiptare nuk do të ndihmojë futbollin shqiptar dhe klubet tona për situatën e krijuar nga pandemia e Koronavirusit. Është ky njoftimi i fundit që vjen nga vetë kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për “EuronewsAlbania”. Pra nëse Kosova miratoi fondin për futbollin dhe për ta ndihmuar atë, në Shqipëri nuk kishte ardhur ende pasi nuk e kishin ndërmend për ta bërë një gjë të tillë, e nuk ishte arsye vonese.

“Paketa nuk do të rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që në bazën e saj ka ato që janë më në nevojë dhe pastaj do të zgjerohet. Sa i përket klubeve të futbollit, unë mendoj që ato nuk kanë çfarë i kërkojnë fare qeverisë dhe arkës së shtetit për një sërë arsyesh, por këtu do të sjell atë më të thjeshtën fare. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone dhe japin paga të majme. Klubet e futbollit le të shohin rreth e rrotull se çfarë bëjnë klubet në vende të tjera dhe të adoptohen me këtë luftë.

Kjo nuk është koha për të ndihmuar futbollin, por koha për të ekzistuar. Klubet e futbollit duhet të garantojnë ekzistencën dhe jo fitimin e munguar. Meqë kanë deklaruar paga të rreme në masën më të madhe të tyre është mirë të mos bëhen pjesë e atyre që ankohen dhe që kërkojnë, pasi nuk ka pikë lezeti”, tha Rama. /Sport Ekspres/