E fundit/ PSG nuk përmbahet në minutat ekstreme, Ikardi dhe portieri i Realit zbresin në Francë

0

Kishit menduar se PSG do të qëndronte në heshtje gjatë merkatos së verës? Sa shumë keni gabuar! Në fakt, ishte zgjedhja e gjigandëve francezë, për të përmbyllur gjithçka në mbyllje së merkatos.

Kjo ndodhi me rastin e Ikardit, teksa sulmuesi i Interit ka udhëtuar në mëngjesin e sotëm drejt Francës, për të kryer testet mjekësore. Sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Franca, gruaja dhe menaxherja njëkohësisht e këtij sulmuesi, Uanda Nara, ka zbritur e para në tokën franceze rreth orën 4:25 në pasditen e sotme dhe ka shkuar në zyrat e klubit.

Por nëse Ikardi duhet të kalojë testet mjekësore, gjithçka është mbyllur për portierin që ka luajtur te Reali i Madridit, Keilor Navas. Ky i fundit i ka kaluar me sukses, me marrëveshjen që është arritur për shifrën e 15 milionë eurove. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.