E fundit/ Gara për Topin e Artë ëshë e kotë, Kristiano Ronaldo e braktis

Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet edhe ceremonia e ndarjes së Topit të Artë, i cili është edhe trofeu personal që çdo futbollist e ëndërron. Të gjithë zërat bëjnë që gishti të tregohet drejt Mesit, duke qenë se argjentinasi shihet favorit për ta marrë këtë trofe për të gjashtën herë.

Këtë gjë duket se e di mirë edhe Ronaldo, që nuk e kapërdin dot lehtë këtë fakt, duke përsëritur veprimin e vitit të shkuar. Portugezi ka bojkotuar ceremoninë dhe nuk do të jetë i pranishëm në Paris, ndërsa ka vendosur që të shkojë në ceremoninë që Serie A organizon për të shpallur lojtarin më të mirë të sezonit. Lojtari i Juventusit njihet për egon si dhe ambicien e tij dhe këtë gjë po e njerr akoma më në pah në këtë moment./Sport Ekspres/