E dyta/ Tërbuni dhe misioni drejt së Parës, çfarë rivaliteti në grupin e “ferrit”!

0

Është Tërbuni lideri i grupit A në Kategorinë e Dytë shqiptare dhe ashtu si Shkumbini në grupin B, ecuria ka qenë thuajse perfekte. Ndryshe nga vitet e fundit, këtë sezon në Kategorinë e Dytë rivaliteti është shumë i madh për ngjitje një kategori më lart dhe kjo është e dukshme sidomos në grupin A.

Tërbuni e ka mbyllur me  24 pikë në 11 ndeshje, duke humbur vetëm një herë ndaj Vllaznisë B, ndërsa ka luajtur vetëm 4 herë në shtëpi, për kapriçiot e shortit dhe përjashtimin e Kevitanit.

Duke ditur sa i rëndësishëm është faktori fushë, është e qartë se në fazën e dytë, me 7 ndeshje në shtëpi, Tërbuni niset favorit i madh.

Një mision i nisur mes shumë vështirësish në verë, pasi klubi nuk është ndër më të pasurit në Kategorinë e Dytë, por është mëse korrekt dhe bëri një punë të shkëlqyer, duke ruajtur disa nga emrat më cilësorë të sezonit të shkuar e duke afruar emra me eksperiencë, por edhe të rinj “të uritur”.

Fitorja ndaj Sopotit ishte një goditje e madhe, por nuk ka mbaruar asgjë, sepse 7 vendet e kreut janë në hapësirën e 4 pikëve, diçka e rrallë në futbollin shqiptar në mes të kampionatit.

Kampionati do të rinisë në 17 shkurt dhe deri atëherë Tërbuni, ashtu si rivalët, do të punojë edhe në merkato, për ndonjë përforcim cilësor, por pukjanët e pjesës së parë të sezonit nuk kanë pasur difekte të mëdha dhe mbi të gjitha kanë luftuar në çdo ndeshje, duke dhënë 100% në fushë. Kaq mund të mjaftojë, edhe pse nën zë te Tërbuni nuk e fshehin se kanë frikë nga prapaskenat e ndonjë klubi rival.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.