Dy ndeshje miqësore për Kombëtaren e futsalit

Përfaqësuesja shqiptare e futsalit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në fushën e përfaqësuesen së Rumanisë. Ndeshjet do të luhen në qytetin e Aradit në harkun e dy ditëve. Takimi i parë do të luhet këtë të martë, më datë 25 shtator, ndërsa ndeshja e dytë vetëm 24 orë më pas.

Për dy testet përballë Rumanisë, trajneri Erind Resuli ka grumbulluar në skuadër 14 lojtarë, mes të cilëve dy portierë, gjashtë mbrojtës dhe gjashtë sulmues. Miqësoret e kuqezinjve në tokën rumune do të luhen prej orës 18:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *