Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro nuk e ka fshehur zhgënjimin për mungesën e fitores në kthimin në stadiumit Flamurtari, ndërsa nuk e mohon se loja ishte e dobët, sidomos në pjesën e parë.
“Çdo ndeshje ka vështirësitë e saj, e prisja një ndeshje të ndërlikuar, në një kampionat shumë të vështirë. Ishte ndeshja e parë në shtëpi, nuk ishte një ndeshje e mirë, mungoi agresiviteti dhe ndoshta presioni i ndeshjes para tifozerisë sonë ndikoi. Kur nuk shënon, shtohet edhe tensioni, ndërsa në fund nuk patëm as fatin me vete. Krijuam disa situata të mira për shënim, nuk ia dolëm, sepse përndryshe do flitej ndryshe. Kemi mbuluar mjaft mirë Abazajn dhe Bregun, Luftëtari shumë rrallë u afrua në zonën tonë, por e pranoj që duhej të bënim më shumë, duhej të shënonim.
“Mungesa e pasimeve? Në pjesën e parë po, ka pasur shumë pak pasime për sulmin, por në pjesën e dytë u aktivizua Zhufo, lojtar mjaft teknik, ndërsa pasimet për sulmuesit ishin të shumta. Danilo Alvesh ka marrë shumë pasime, por ka bërë shumë gabime në kontrollin ose pasimin e topit. Nëse do nxjerrim statistikat, mund të jenë alarmante për të, sepse ka humbur shumë topa.
“Gjendja e fushës? Nuk ishte në kushte ideale, por ka përmirësime të dukshme”.
I thoni ketij duros qe me pollozhanin ska gje ne vije pollozhani eshte Mir qendermbrojtes Jo mesfushor se prish ekulibrat ne mesfush sulm atje tek pollozhani duhet musta qe te ket qarkullim topi