Dueli i MMA kthehet në lojë… guri, letra dhe gërshëra

Artet Marciale Mikse (MMA) janë një prej sporteve luftarakë më të ashpër. Dy sportistë në ring që përballen deri në ekstrem, në duele që shpesh përfundojnë me përgjakje apo edhe pasoja më të rënda fizike.

Përfaqësuesi i denjë i kësaj disipline në Shqipëri është “dinamiti” Florian Marku, i cili e ka bërë MMA-në mjaft të njohur edhe në vendin tonë. Por, edhe përpara sfidave kaq të ashpra, mund të këtë momente gazmore. Kjo ndodhi në Kampionatin e Alaskës, kur përpara duelit dy sportistë u bën protagonistë të skenave të pabesueshme.

Kajli Dela Roza dhe Tristen Loui u përballën në një prej sfidave që teorikisht nuk ishte kishte rëndësinë e dueleve të tjera për titull. Megjithatë ata përfunduan në në qendër të vëmendjes, sepse pas sinjalit për të nisur dyluftimin, ata nisën lojën e mirënjohur mes fëmijëve: guri, letra dhe gërshëra.

Loui me pantallona gri bëri gurin, duke fituar përballë gërshërës së Rozas. Një moment që la pa fjalë arbitrin e ndeshjes, tifozët dhe komentatorët. Dy luftëtarët tërhoqën vëmendjen e të gjithë botës dhe shakatë nuk munguan. Në Alaska u shkruaj historia, sepse për herë të parë në sportin e MMA-së u luajt loja “Guri, letra dhe gërshëra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *