Duan Gerrard për të ngritur titullin kampion, tifozët e Liverpool me ide të çmendur për klubin

Liverpool është duke bërë një sezon të çmendur në Premier League, teksa titulli duket diçka e pashmangshme për ta. Plot 22 pikë diferencë me ndjekësin më të afërt dhe asnjë humbje në kampionat janë shifra që tregojnë se pritjes 30 vjeçare për tu shpallur kampion po i vjen fundi. Por tifozët e “the reds” kanë nisur të bluajnë në mendjet e tyre një ide paksa të çmendur.

Kështu, ata kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale ku i kërkojnë klubit të rikthejnë kapitenin legjendar, Steven Gerrard në ekip për 5 javët e fundit të kampionatit. Pikërisht ky është edhe numri i ndeshjeve një futbollist duhet të luajë me klubin për tu quajtur kampion. Në këtë mënyrë Gerrard do të kishte mundësinë që të ngrinte trofeun e vetëm të cilin nuk arriti ta bënte dot të tijin gjatë karrierës në “Anfield”. Megjithatë një ide e tillë mbetet e vështirë për tu realizuar, shtuar këtu faktin se mesfushori anglez mban edhe postin e trajnerit në klubin e Rangers, nga të cilët duhet të japë dorëheqjen për 5 javë nëse ky plan i çmendur i tifozëve merr dritën jeshile nga Liverpool./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *