Donjet Shkodra zyrtarizon largimin: Lamtumirë Vlorë, të katërtit mes problemeve pa fund

Donjet Shkodra është zyrtarisht një “ish” në Vlorë, duke konfirmuar largimin nga Flamurtari me një postim në Facebook, një lamtumirë e detyruar pas 1000 problemesh në Vlorë.

Një sezon fenomenal për mesfushorin, i cili shënoi gola spektakolarë e vendimtarë, por edhe pati fatin e keq të mungonte për 2-3 muaj për dëmtim.

Kriza financiare në Vlorë, me klubin që nuk po privatizohet dhe pagat që shpërndahen një herë në disa muaj, kanë detyruar mesfushorin të largohet, me siguri te Skënderbeu i Kprçës.

“Përmes këtij teksti dua të falenderoj të gjithë bashkëlojtaret, tifozët dhe qytetarët e Vlorës për mbështetjen dhe përkrahjen në këtë sezon qe e lamë pas, edhe përkundër gjithe atyre problemeve qe kemi pas gjatë ketij edicioni, mirëpo në fund të fundit jemi në vendin e 4 në Superligen shqiptare!
Nganjëherë këto lloje zgjedhjesh nuk janë të lehta, por të duhura!
Ju falënderoj dhe ndoshta takohen rrugët tona përsëri.
Me respekt Donjet Shkodra“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *