Donaruma do të rinovojë, Raiola humbet “betejën”!

 

Portieri i ka përsëritur agjentit se do të vijojë me Milanin, teksa ai po punonte për ta transferuar që tani te Real Madridi. Familja, rol kyç. Nis java e bisedimeve

Xhanluixhi Donaruma do të vijojë karrierën e tij me Milanin, të paktën edhe sezonin tjetër, sepse kurrë s’I dihet më pas. Pas ngjarjeve të fundit, debateve, polemikave dhe akuzave, portieri 18 vjeçar, i cili ka qenë në shënjestër dhe ka përjetuar një “terror” të vërtetë mediatik dhe jo vetëm. Por, veç kësaj, paraqitjet e tij në Europianin e moshave, pra me Italinë U-21, kanë qenë “pa ngjyra”. Sakaq, vetë portieri, pasi ka biseduar me familjen e tij dhe, sidomos me të vëllain Antonio, ka vendosur që duhet të vijojë me kuqezinjtë dhe të mos pranojë të largohet apo kushtet e agjentit të tij, Mino Raiola, që e ka manipuluar kudo, madje edhe në rrjetet sociale.

Statusi i Donarumës ishte i vërtetë, kur tha se dashuronte Milanin dhe tifozët kuqezi, teksa e hoqi dhe tha se e kishte marrë një “hacker”, pasi Raiola ndërhyri dhe nuk donte që të dilte e vërteta. E vërteta e madhe: Donaruma nuk pranoi të largohej, edhe pse Raiola kërkonte të ndodhte kjo gjë, pasi kishte kontakte të vazhdueshme me Real Madridin dhe PSG-në. Sigurisht, në të ardhmen, Donaruma do të jetë sërish në dyshim, por deri sa të vijë ajo ditë, do të ketë kohë…

Oferta – Oferta kuqezi është mbi tavolinë dhe nuk ka ndryshuar. Thuajse 5,5 mln euro rrogë në sezon dhe për pesë vitet e ardhshme, me ndonjë bonus shtesë. Sa i përket klauzolës së kontratës, ajo ende nuk është caktuar, pasi do të mendojë Raiola mbi këtë gjë. Natyrisht, nuk dihet se cila gjuhe do të gjendet, por duhet që të kënaqë të dy palët.

Dëshira – Portieri është dukur mjaft entuziast për të rinovuar kontratën e tij dhe për këtë arsye do të vazhdojë që të besojë se tifozët do të dijnë ta falin. Fakti është se do të jetë e vështirë të ndodhë kjo gjë, shumë shpejt, por me kalimin e kohës dhe me verën ende përpara, mund të ulet inati i tyre për atë që ndodhi.

I vëllai – Antonio Donaruma, sakaq, i vëllai i Xhixhios, mund të luajë një rol kyç në gjithë këtë tratativë të gjatë dhe lodhshme. Fakti është se ai do të lirohet nga Asteras Tripolis dhe mund të rivishet kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *