Dhunë e frikshme ndaj të dashurës, mbyllet karriera e yllit të bejsbollit

0

Pamjet tronditëse janë publikuar këtë javë në Amerikë, me një lojtar bejsbolli, Danri Vaskez, i filmuar duke rrahur në mënyrë barbare të dashurën e vet.

24-vjeçari ushtroi dhunë ndaj të dashurës, Fabiana Perez, 21 vjeç, në vitin 2016, por atëherë edhe pse nisën hetimet nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, nuk u mor asnjë masë për shkak se Perez nuk bashkëpunoi me policinë.

Çifti u nda pak muaj më vonë dhe Danri Vaskez u martua, ndërkohë që luante në nivele të larta në MLB, duke firmosur kontrata milionere.

Megjithatë, tashmë videoja e dhunës është publikuar dhe ka tronditur njerëzit, ndaj klubi i tij  Lancaster Barnstormers e ka pushuar nga puna dhe venezuelasi nuk do të luajë më bejsboll. Ndërkaq, Fabiana Perez është penduar që nuk bashkëpunoi me policinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here