Detaji/ Blloku i Murinjos si asnjëherë më parë, leksionet po japin frytet në debutim

Murinjo ka bërë sot debutimin e tij me ekipin e Totenhemit, ku u zyrtarizua pak ditë më parë si pasardhës i argjentinasit Poketino. Ekipi londinez është në një periudhë vërtet të vështirë në këto momente në kampionat dhe trajneri porugez është i vetëdijshëm që përpara e pret një detyrë e vështirë.

Këtë gjë e vërteton edhe një detaj që ka tërhequr vëmendjen në ndeshjen e sotme kundër Uest Hem. “Special one” kapet nga kamerat duke mbajtur në duar një bllok shënimesh, që në dallim nga më parë ka përmasa më të mëdhaja. Me sa duket Murinjos i duhet që të mbajë më shumë shënime me Spursat se sa me skuadrat e tjera që ka drejtuar për të arritur objektivat e tij. Por leksionet dhe mësimet janë duke dhënë frytet e veta, teksa Totenhem e ka mbyllur pjesën e parë të takimit me shifrat 0-2, falë golave të koreanit Son dhe Lukas Mouras./Sport Ekspres/