“Derbit janë psikologjike”, Agustin Kola për Tiranën para Partizanit: Egbo ka 20 vite këtu, në rrugë të mbarë

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit po afron dhe gjithë vëmendja është drejtuar nga sfida e së premtes. Bardheblutë kanë thyer “mallkimin” me rivalët e përjetshëm dhe janë në krye të Superiores me një ecuri tejet pozitive, ndërsa Partizani duket se ende nuk ka gjetur ekuilibrat me Sormanin. Megjithatë në derbi nuk ka kurrë favorit dhe këtë e dinë mirë të dy krahët.

Mbi përballjen më të rëndësishme të kampionatit shqiptar ka dhënë mendimin e tij dhe një nga figurat më të njohura të Tiranës, Agustin Kola. Ky i fundit ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij si futbollist me bardheblutë, ndërsa ka provuar edhe stolin e tyre për një pjesë të sezonit 2008-2009.  Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë dëshiron të shohë Tiranën triumfuese, ndërsa tregon për “TV Klan” se derbi luhet më tepër në anën prikologjike se sa në fushën e lojës. Gjithashtu vlerëson punën e Egbo në pankinën bardheblu.

“Derbit janë të vështirë. Është një ndeshje psikologjike. Dëshira ime është të fitojë Tirana. Janë më të bashkuar, i shoh më të qetë dhe këtu ka sidomos meritë trajneri Egbo. Njëri profesionist, që ka qenë edhe lojtar i mirë, ka mbi 20 vjet në Tiranë dhe e njeh mirë mentalitetin. Prandaj e shoh në rrugë të mbarë. Këto tre ekipe të kreut, Tirana, Kukësi dhe Partizani do të luftojnë deri në fund”, është shprehur Agustin kola./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *