Dera hapur për kavajasit që duan të rikthehen

0

Apeli i drejtuesve të Besës është bërë gati dhe natyrisht cilido nga lojtarët që e ka ndjerë dhe e ndjen peshën e fanellës së vendlindjes, është i mirëpritur te Besa

Fatmir Efica

Ndryshe nga vitet e kaluara, numri i futbollistëve të Besës që kanë luajtur nëpër ekipet e tjera s’ka qenë dhe aq i madh. Në sezonin që lamë pas, lista e kavajasve që kanë kontribuuar me klubet e tjera të kategorisë Superiore, të parë e madje dhe nga vendet fqinje është e tillë për ta vlerësuar. Theksojmë se nisur nga moshat por dhe sipas pozicioneve e përvojave të mira që kanë, lojtarët me origjinë të mirëfilltë nga Kavaja gjithnjë vlejnë. Madje te Besa, skuadra e tyre e vendlindjes, e kanë derën të hapur kanë pohuar gjatë ditëve të fundit drejtuesit kryesor të ekipit verdhezi.

“Të mos ngatërrojmë diçka, – ka thënë presidenti i Besës Nexhat Bixhdili – bëhet fjalë për ata lojtarë që janë të lirë e nuk kanë probleme me kontratat e tyre në klubet ku aktivizohen”. Përtej kësaj është dhe dëshira që te Besa ku kanë marrë formimin fillestar të karrierës tanimë do të gjejnë një ambient më të ngrohtë, ndihmues e mbështetës. Para se të dalë dhe të bëhet zyrtarisht publik projekti përfundimtar i Besës në prag të riorganizimit për sezonin e ri 2018-19, vjen ky apel që ka vërtetë shumë vlerë duke ja hapur derën kavajasve për t’u rikthyer të skuadra “mëmë”. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se cili lojtar do të jetë në gatishmëri dhe do t’i përgjigjet kësaj thirrje.

Nga emrat e futbollistëve është plot një formacion me “endacakë” kavajas që kush më shumë e kush më pak ka pasur të mirat e të “këqijat” e veta nga distancimi i karrierës prej ekipit të qytetit të tyre. Mos harrojmë se veçmas kësaj liste që po publikojmë një numër disa herë më i madh futbollistësh të qyteteve e skuadrave të tjera që kanë luajtur gjatë viteve të karrierës së tyre me Besën mund të kenë pse jo edhe ata një shans rikthimi gjithnjë nëse nuk do tu dalin probleme që ‘ti kenë letrat e lira për të lëvizur.

Në Kavajë shumë syresh janë ndjerë të mirë trajtuar e vlerësuar, për të mos thënë se e kanë shfrytëzuar emrin potencial të Besës si skuadër me tradita, si një “pedanë” për të marrë më shumë në lidhje me lëvizjet e mëtejshme që kanë kryer. E kjo s’është pak. Qoftë edhe në një moment si ky çdo njëri prej tyre dhe jo vetëm emrat e poshtëshënuar, ka përse të rikthehet e plotësojë me kontributet të tjera në vijim. Ja lista e lojtarëve kavajas, që kanë qenë “shtegtarë” nëpër ekipet e ndryshme gjatë sezonin të fundit 2017-18.

Në Kategorinë Superiore:

  1. Blerim Krasniqi Skënderbeu
  2. Mario Dajsinani Skënderbeu
  3. Regi Lushkja Laçi

 

Në Kategorinë e Parë:

  1. Ardit Osmani Korabi
  2. Mateo Hasa Burreli
  3. Erand Hoxha Korabi
  4. Alked Celhaka Tirana
  5. Besim Leka Shkumbini
  6. Ervin Hasalliu Shkumbini

 

Në vendet fqinje:

  1. Gezim Krasniqi Rabitnicki
  2. Ervis Kaja Liria Prizren
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.