Dënimi i Skënderbeut? UEFA ka në dorë gjithçka!

Si funksionon: inspektorët e Etikës dhe Disiplinorit përfaqësojnë organin më të lartë drejtues të futbollit në kontinent dhe kanë të drejtë edhe apelimi nëse kërkesa e tyre rrëzohet nga Disiplina. Dhont dhe Fernandez-Palasios, ja profili i tyre

Inspektorët e Etikës dhe Disiplinorit përfaqësojnë UEFA-n në procedimet përpara Organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinorit të UEFA-s, por edhe organit të Apelit. Mund të nisin hetime disiplinore dhe të prezantojnë apelime kundër vendimeve të Organeve të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinore dhe të mbështesin UEFA-n në rast se një nga palët parashtron apel ndaj një vendimi të organit të Apelit, përpara Gjykatës së Arbitrazhit për sporte (CAS).

Ne foto me rreth, dy inspektoret Dhont dhe Fernandez-Palasios, pjese e Inspektoriatit te UEFA-s

Komiteti Ekzekutiv UEFA, presidenti i UEFA-s, Sekretari i Përgjithshëm UEFA apo organet disiplinore mund të ngarkojnë inspektorët e etikës dhe disiplinorë që të zhvillojnë hetime të vetëm ose në bashkëpunim me të tjera organe të UEFA-s dhe apo jo UEFA-s. Komiteti Ekzekutiv dominon numrin e nevojshëm të etikëve dhe inspektorëve disiplinorë dhe dezinjon një nga ato si kryeinspektor. Të gjitha nominimet janë të prezantuara në Kongresin UEFA për ratifikim. Praktikisht, nëse përkthehet ndryshe, UEFA është duke kërkuar nga Komisioni i Disiplinës që është organ i pavarur, të dënojë Skënderbeun. Një mesazh brenda “llojit”.

Kryeinspektori – Quhet Karl Dhont dhe është nga Belgjika, por në fushën e basteve, kuotimeve dhe hetimeve për lëvizje të çuditshme koefiçentësh është një “mjeshtër”, pasi ka akumuluar një eksperiencë të jashtëzakonshme duke punuar të SNAI Italia, pra në SNAITECH, që ka lindur nga integrimi i Cogetech i SNAI Spa, e kompletuar në fund të vitit 2015, duke u zhvilluar në tre seli: Milano, Porkari dhe Romë. Bëhet fjalë për një nga koncesionarët më të rëndësishëm të administrimit për lojërat e autorizuar në Itali: falë një teknologjie multichannel ofron baste, virtual sports, videolottery dhe lojëra online. Sakaq, ka punuar edhe për Mr.Bookmaker, një tjetër kompani bastesh online. Ndërkohë, aktualisht është pjesë e Llotarisë Kombëtare Belge, por edhe i një kompanie multifunksionale në sektorin e investimeve (Tartaros Global Value Fund). Ndërkohë, rezulton edhe pjesë e Inspektorëve të punësuar dhe deleguar nga UEFA.

Avokati – Përkrah Karl Dhontit, kryeinspektorit, qëndron avokati i njohur Miguel Lietard Fernandez-Palasios, pjesë e bordit të inspektorëve të UEFA-s. Ai është avokat i të drejtës private me seli në Madrid pranë studios “Sport Advisers”, e specializuar në të drejtën sportive dhe inspektor i UEFA-s për etikën dhe disiplinën. LLM (Master of Laës, pra një Master i të drejtës pas programit të specializimit post-diplome), në të drejtë sportive ndërkombëtare nga Instituo Superior de Derecho y Economia (ISDE) dhe Master në të drejtën sportive në Universitetin e Jeidës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *