Dëgjoni legjendën e Lacios! E thotë qartë: Strakosha? Lacio është në rregull për 10 vite

Një vlerësim i madh vjen për Thomas Strakoshën nga legjenda e Lacios, Marco Ballota. Ky i fundit nuk i ka kursyer komplimentet për portierin shqiptar, madje duke thënë se kryeqytetasit janë të siguruar për 10 vitet e ardhshme.

Këto janë fjalët e thëna për “Lazioneës24”, megjithëse nga ana tjetër nuk mungojnë edhe këshillat për Thomas Strakoshën. Ky i fundit duhet të vazhdojë në këtë mënyrë edhe të përmirësohet në disa aspekte, për të ngritur edhe më tepër nivelin.

“Më në fund dhe unë them përfundimisht, Strakosha ka nisur që të ketë nivel konstant, ashtu si edhe vetë skuadra. Mund të them tani se Lacio është në rregull dhe për 10 vite e ka portierin në shtëpinë e saj. Ka edhe për të përmirësuar, siç ka bërë në këtë vit, pa ulje-ngritje në ndeshjet e zhvilluara. Është i ri, ka shumë për të përmirësuar, edhe përse është në nivel të mirë. Kjo do të thotë që po rritet në mënyrën e duhur. Portieri më i mirë në botë? Unë them Alisson, ai ka diçka më shumë se të tjerët dhe gjithmonë e kam pëlqyer atë”, tha Ballota. /Sport Ekspres/