Dedikimi i veçantë i Leo Mesit: Unë jam Manu Xhinobili i futbollit!

0

Manu Xhinobili shpalli tërheqjen nga basketbolli me datë 27 gusht dhe lamtumira e tij ka prekur shumë tifozë, por dhe njerëz të sportit. 41-vjeçari argjentinas me një të kaluar në basketbollin italian, luante prej 16-sezonesh me San Antonio Spërs, me të cilët ka fituar katër herë titullin e NBA. Ai është një nga basketbollistët më të mirë të dy dekadave të fundit dhe dedikimet për të kanë qenë nga më të ndryshmet.

I fundit ka reaguar dhe Leo Mesi, i cili ka shkruar në rrjetet sociale për bashkëkombësin e tij: “Faleminderit Manu Xhinobili që na bërë të shijojmë kaq shumë basketbollin. Ky sport nuk do të jetë më njësoj pa ty. Të uroj fat për të ardhmen.”

Ylli i Barcelonës ka patur prej kohësh një admirim për mjeshtrin e basketbollit dhe në vitin 2013, Mesi u shprehte me fjalë fantastike për Xhinobilin.

“Di që shumë basketbollistë mbajnë veshur bluzën me numër 10 për të më nderuar mua dhe kjo është diçka tepër speciale. Të marrësh lëvdata nga yje si: Lebron Xhejms, Kevin Durant, dhe Kobi Brajant është një gjë e bukur, por askush nuk bëri atë që bëri Manu. Mbas Kupës së Amerikës 2011, ai më mbështeti shumë dhe më qëndroi afër. Isha shumë krenar kur dëgjova një gazetar që thoshte: Manu Xhinobili është Leo Mesi i basketbollit, por në fakt ai duhet të thoshte të kundërtën; Unë jam Manu Xhinobili i futbollit”, fliste Leo Mesi për basketbollistin argjentinas.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.