Debati/ Drejtori i Luftëtarit i kthehet Muçës: Ju analistët bëni gjëmën për ekipet e mëdha, jo për ne

Në emisionin “Rubrika Sportive” është duke u folur për takimin mes Luftëtarit dhe Kukësit. Bluzinjtë kanë befasuar me paraqitjen e tyre duke surprizuar verilindorët, madje duke pasur raste më të pastra për të fituar.

Pikërisht për këtë arsye, drejtori sportiv dhe zëvendës presidenti Artur Dadaj është shprehur i sigurt se ekipi do të shpëtojë nga rënia. Madje ka pasur edhe një debat me Shkëlqim Muçën, që e quan çështje të mbyllur. /Sport Ekspres/

Debati i plotë

Artur Dadaj: “Kukësi nuk na nënvlerësoi, përkundrazi. Ata e dinë shumë mirë se edhe ndeshjen më herët kanë fituar me ne falë arbitrave. Aq është ndeshja, ikën me këto gabime. Ata që thonë “hajd se Gjirokastra është e rënë”, gabojnë shumë. Ne do të mbijetojmë në Superiore”.

Shkëlqim Muça: “Po nuk është fundi i botës që të bjeri Luftëtari nga Superiorja”.

Artur Dadaj: “Po është fundi i botës për pjesën sportive për ne. Nuk duhet të bëjnë këto gabime arbitrat kështu dhe të na hanë hakun”.

Shkëlqim Muça: “Luftëtari do të bjeri nga kategoria. Mos u merrni me arbitrat vetëm, nuk bëhet skuadra në janar”.

Artur Dadaj: “Ju analistët bëni gjëmën kur janë skuadrat e mëdha, për këta djemtë e rinjë, asnjëri nuk flet”.

Fatmir Mneri: “Nuk është Luftëtari shënjestra në gabimet e arbitrave, prandaj për mua është e kotë”.

Artur Dadaj: “Me këtë mënyrë të folur ju jeni duke ndihmuar arbitrat”. /Sport Ekspres/