Conte nuk përmbahet me arbitrin, Napoli mund Interin në transfertë

Napoli ka fituar me rezultatin 0-1 ndaj Interit, në takimin e vlefshëm për Kupën e Italisë. Goli i vetëm i takimit ka ardhur nga Fabian Ruiz në minutën e 57, teksa e ka gjetur bukur rrjetën me një goditje të ëmbël në portën kundërshtare.

Ndërkohë trajneri i Interit nuk e ka përmbajtur veten ndaj kryesorit të takimit për vendimet e dhëna, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Megjithatë gjysmëfinalet luhen me dy takime dhe Interi do të ketë një tjetër 90 minutësh për të diskutuar kualifikimin e mëtejshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *