Champions League, ja përballjet e ditës së sotme

Dita e djeshme ishte e para për këtë edicion në Champions League, sa i përket fazës së grupeve. Sot është radha e pjesës tjetër të skuadrave që të zbresin në fushë. Pritshmëritë janë maksimale edhe për takimet e ditës së sotme, për të ndjekur të tjera takime spektakolare, por dhe me surpriza.

Bajern e nis rrugëtimin e tij në Ligën e Kampionëve nga fusha e Benfikës, ndërsa në ndeshjen tjetër të grupit E, holandezët e Ajaksit do të kenë vizitor AEK-un. Në grupin F, Mançester Siti është e konfirmuar si pretendente, duke parë skuadrat që është shortuar. Të besuarit e Pep Guardiloës luajnë ndaj Lionit sot në mbrëmje.

Në Grupin G do të luhet një nga ndeshjet më interesante të mbrëmjes. Real Madrid do të sfidojë Romën, që një edicion më parë bëri surprizën. Mbetet për t’u parë nëse kampionët e Europës do të jenë e njëjta skuadër pas largimit të Kristiano Ronaldos. Portugezi në anën tjetër do të tentojë që ta ndihmojë “Zonjën e Vjetër” në ndeshjen me Valencian. Kampionët e Italisë kanë një grup jo të lehtë, pasi veç spanjollëve do të sfidojnë në grupin H dhe Mançester Junatin dhe Jang Bojsin.

 

Grupi  E

18:55| Ajaks – AEK

21:00| Benfica – Bayern

Grupi F

18:55| Shakhtar – Hoffenheim

21:00| Mançester Siti – Lion

Grupi G

21:00| Pëlzen – CSKA Moskës

21:00| Real Madrid – Roma

Grupi H

21:00| Valencia – Juventus

21:00| Jang Bojs – Mançester Junajtid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *