Çfarë tersi për Dani Alvesh, humbet Kupën e Botës!

Mbrojtësi brazilian Dani Alvesh nuk do të shkojë në Kupën e Botës. AS në Spanjë raporton se ish-ylli i Barcelonës dhe Juventusit, tashmë të PSG, është dëmtuar rëndë në ligamentin kruciat të këmbës së djathtë dhe duhet të operohet.

Lajmi është konfirmuar edhe në Brazil dhe bëhet fjalë për 4-6 muaj mungesë, çka do të thotë që Dani Alvesh do të kthehet në fushë ndoshta në fund të vitit. Është një goditje e rëndë për një futbollist me shumë peshë për Brazilin, në fushë dhe sidomos në dhomat e zhveshjes, duke qenë edhe kapiten.

Tashmë Brazili bën llogaritë dhe në krahun e djathtë mbeten alternativa Danilo i Mançester Sitit, Rafinja i Bajernit dhe Fagner i Korintiansit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *