Finalet e sezonit, Kamza lëshon kushtrimin me një video të bukur

Kamza kaloi me sukses edhe provën kundër Vllaznisë me Shkodër dhe tashmë ka gjithçka në dorën e vet për sa i përket mbijetesës.

Në fundjavë kundër Flamurtarit në Kamzë është finalja e parë nga tre të tilla, ku Kamza do të kërkojë me çdo kusht pikët e plota.

Për t’ia dale mbanë duhet ndihma e tifozëve, që jo gjithnjë kanë qenë te shumtë në stadium, por tashmë është koha të gjejnë dy orë për ekipin e qytetit, ndër të paktat gjëra më të cilat mund të krenohet Kamza në Shqipëri.

Klubi kamzali ka realizuar një video me anë të së cilës u kërkon tifozëve të shkojnë në stadium dhe të japin ndihmën e vet në këtë moment vendimtar.

Nga Plaku te Idrizaj, disa titullarë të Kamzës u drejtohen tifozëve duke u kërkuar të bëhen arma e madhe drejt qëndrimit në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online