Çfarë spektakli Zhegrova, gol fantastik kundër Olimpiakosit!

Sot Genk luajti një miqësore kundër Olimpiakosit dhe fitoi me rezultatin e bujshëm 4-0. Gjithsesi, ishte vetëm një miqësore verore, por interesante është se njeriu i ndeshjes ishte Edon Zhegrova.

Sulmuesi i talentuar i Kosovës luajti një ndeshje fantastike, duke shënuar një gol shumë të bukur me të majtën 15 minuta para fundit, duke dhënë një asist e duke dhënë pasime të bukura gjatë gjithë ndeshjes.

Rritja e 19-vjeçarit po ecën me ritëm konstant dhe duket qartë që djaloshi nga Kosova ka një të ardhme të ndritur, nëse menaxhohet si duhet.

Duhet kujtuar se para pak kohësh trajneri Kristian Panuçi polemizoi në distancë me Zhegrovën, duke pretenduar se talenti i Genkut fillimisht i kishte dhënë fjalën Shqipërisë, por më pas zgjodhi të luajë për Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *