Çfarë ironie! Fedele e sheh Rejën si shenjtor: Shënoi Hysaj, ti je për statujë në Shqipëri

Ish agjenti i Cannavaros, Enrico Fedele, ka folur për ekipin e Napolit, duke u ndalur edhe te mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj. Fedele ka vlerësuar paraqitjen e fundit të Mario Ruit, ndërsa për sa i përket mbrojtësit shqiptar ka thënë në mënyrë ironike se pas At Pios, vjen Reja që ka bërë Hysajn të shënojë. Ndërkohë At Pio është një shenjtor italian qe ka jetuar mes viteve 1887-1968.

Duhet thënë se shkodrani nuk ka një marrëdhënie të mirë me golin, pasi ndaj Islandës ishte goli i dytë në karrierë, ndërsa më parë kishtë shënuar me ekipin e Empolit. Madje kjo ngjarje është cilësuar si një mrekulli nga agjenti italian.

“Mario Rui ishte autori i dy diagonaleve fenomenale: një test vërtet pozitiv. Çfarë mendoj për Hysajn që u zhduk nga Napoli por luajti me Kombëtaren, me të cilën shënoi? Kthehem nga Reja, trajneri i Shqipërisë dhe një mik i imi, që e kam njohur dhe vlerësuar prej kohësh. Do i thoja atij: ‘I dashur Edi, bravo. Pas At Pios erdhe ti, ti ke bërë që Elseid Hysaj të shënojë! Në Shqipëri do të të bëjnë një statujë, ke bërë një mrekulli”, ka thënë Fedele./Sport Ekspres/