“Çfarë feste në Tiranë me Baggio-n”! Duka kujton miqësoren e rrallë: Tare luajti një pjesë me Shqipërinë dhe një pjesë me Brescian

Armand Duka ka zhvilluar një intervistë për gazetën italiane “Bresciaoggi”. Atje është folur për lidhjen që ka pasur në gjithë këtë periudhë kohore që nga momenti kur Duka ka marrë kreune FSHF-së, ekipi i Breshias me futbollin e Shqipërisë.

Ndoshta jo të gjithë e kujtojnë, por Kombëtarja është përballur në 21 gusht të 2002 ndaj Breshias në një miqësore festive në Tiranë. Ekipi italian vinte me Taren dhe Baggion, ndërsa do të fitonim me rezultatin 1-0 falë golit të realizuar nga Altin Lala. Duka e vlerëson lartë punën e bërë nga figura e njohur e Kombëtares dhe tani drejtor sportiv te Lacio, por pa anashkaluar edhe Emanuele Ndojin.

“Në 2002 zgjodha Dossenan, megjithatë pas 4 ndeshjeve u largua. U zhgënjeva, por e dija që futbolli ynë mund të rritet vetëm me trajnerë të huaj që drejtojnë Shqipërinë. Duhej të prisnim atë të duhurin. Më pas doli të ishte ai që ishte kapiten dhe më pas trajner i Brescia, De Biasi. Këtu është i dashur dhe nuk mund të ishte ndryshe. Me të në krye për herë të parë Kombëtarja jonë ka arritur në fazën e fundit të një turneu të madh, Kampionatit Evropian 2016. Dhe gjithashtu në Francë kemi bërë një përshtypje të madhe. Shkoi përtej të gjitha pritshmërive.

Më kujtohet viti 2002 dhe ku Dossena më kishte kërkuar që të zhvillonim ndonjë miqësore ndërkombëtare. Nuk ishte momenti që të ndesheshim me Kombëtaret e tjera dhe për këtë arsye duhej të gjenim një skuadër me të cilën të përballeshim në miqësore. Nga këto skuadra që pranoi të vinte në Tiranë ishte Breshia. I kemi kërkuar ndihmë Igli Tares që asokohe ishte pjesë e Breshias.

Madje një pjesë e ka zhvilluar me Shqipërinë dhe pjesën tjetër me Breshian. Kontakti u bë edhe me drejtorin sportiv, Gianluca Nani. Por ishte festë e madhe në Tiranë, kishte ardhur Baggio.

Igli Tare tani si drejtor sportiv? Është një njeri i madh dhe nuk surprizohem nga sukseset që është duke arritur. Sa i përket Emanuele Ndojit që është tani te Breshia, duhet ta përgëzojmë, por mund të bëj edhe më mirë”, ka thënë Duka. /Sport Ekspres/