Çfarë është diatancimi fizik? Erion Braçe e shpjegon me futbollin: T’i ikësh tjetrit si Mesi, e bën dot?

Koronavirusi prej një muaji ka mbërthyer edhe vendi tonë, duke bërë që të gjitha aktivitetet të ndalen, përfshirë edhe ato sportive. Qeveria shqiptare gjatë gjithë kësaj kohe ka bërë thirrje për të respektuar masat e vendosura prej tyre dhe ngulmojnë fort në distancim social dhe fizik, në mënyrë që ky virus të mos përhapet masivisht. Por se ç’është distancimi fizik ka vendosur ta shpjegojë edhe vetë zëvendëskryeministri i shqipërisë, Erion Braçe, e për ta bërë këtë ka marrë si shembull yllin e futbollit, Leo Mesin.

“T’i rrish larg, t’i ikësh tjetrit, siç bën Mesi”, kjo është mënyra se si arrihet në distancim fizik sipas Braçes, që së bashku me këtë shpjegim nga bota e futbollit ka shpërndarë edhe një video me driblimet mbreslënëse të 6 herë fituesit të Topit të Artë si për ilustrim. Por me sa duket zv. Kryeministri i Shqipërisë i kërkon një mision të vështirë qytetarëve, pasi Mesi kurrë nuk kopjohet lehtë.

“Janë ditët kyçe për secilin. Distancimi fizik është jetik! Ruani veten, familjen dhe shokun! Çfarë është diatancimi fizik? T’i ikësh tjetrit, t’i rrish larg, si Mesi këtu. E bën dot?!”, ka shkruar Erion Braçe në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”./Sport Ekspres/