Çelsi blen mbrojtësin Zapakosta, tifozët: Kush është ky?

0
Çelsi sot ka arritur të bëjë një transferim të rëndësishëm, duke blerë mbrojtësin italian Davide Zapakosta nga Torino, për 25 milionë stërlina, plus bonuse.
Ai do të fluturojë sonte për në Londër për të firmosur marrëveshjen dhe të bëjë prezantimin e tij tek Blutë e Londrës, ku do të fitojë jo pak, thuajse 2.5 milionë sterlina në sezon.
Konte ka kohë që kërkon përforcime, në një sezon ku londinezët do të luajnë edhe në Champions League.
Zapakosta është futbollist  i kombëtares italiane  dhe ka shkëlqyer në Serinë A, por realisht në Angli nuk e njeh askush. Kjo ka bërë që tifozët e Çelsit të shtangen nga përforcimi i fundit.
“Kush është ky?”, është pyetja e momentit në rrjetet sociale e forume, ndërsa dikush në Wikipedia ka bërë humor, duke e përkthyer emrin Zapakosta në Panjc Buy-Blerje paniku, e momentit të fundit.
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here