Bushi: Shpresat kanë shumë cilësi, në kualifikueset e ardhshme synojmë kualifikimin

0

Trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi dhe kapiteni Keidi Bare, kanë dalë sot në një konferencë për shtyp në stadiumin “Elbasan Arena”, ku kanë folur për tre ndeshjet miqësore të kësaj përfaqësueseje, që do të zhvillohen në harkun e datave 28 maj-5 qershor.

Trajneri Alban Bushi deklaroi në prag të miqësoret së parë, nesër kundër Bosnje-Hercegovinës: “Kemi marrë shumë futbollistë të rinj, kemi rinovuar 90 % të skuadrës. Përzgjedhja që kemi bërë është e mirë, fakti që ekipi kombëtar ka grumbulluar Selmanin tregon cilësinë, kemi shumë lojtarë të talentuar që trajneri Panuçi i ka në vëzhgim dhe do t’i afrojë në përfaqësuesen A. Me eksperiencën e fituar, në eliminatoret e ardhshme do të synojmë kualifikimin. Sa i përket ndeshjes së parë miqësore që kemi nesër ndaj Bosnje-Hercegovinës, kemi të bëjmë me një kundërshtar relativisht të fortë. Na vlejnë këto përballje për t’u përmirësuar në vijimësi, ndaj kemi afruar futbollistë të rinj, me cilësi shumë të mira.”

Kapiteni Bare u shpreh: “Natyrisht çdo ndeshje është ë rëndësishme, si miqësoret si ndeshjet zyrtare, ne do të japim maksimumin që të arrijmë një fitore në miqësoren e parë ditën e nesërme ndaj Bosnje-Hercegovinës në orën 19:00. Për mua është njëlloj si kombëtarja U-21 dhe kombëtarja A, shkallët ngjiten me radhë. Në ekipin përfaqësues janë afruar futbollistë të rinj, me të cilët do të ambientohemi, kanë cilësi dhe është diçka e mirë. Besoj dy vitet e fundit kombëtarja U-21 ka rritje në cilësi dhe po i shërben kombëtares A”.

MIQËSORET E RADHËS

  1. Shqipëri vs Bosnje & Hercegovinë, 28 maj ora 19:00 “ElbasanArena”
  2. Shqipëri vs Bjellorusi, 5 qershor ora 19:00 “ElbasanArena”
  3. Shqipëri vs Bjellorusi, 8 qershor ora 19:00 “ElbasanArena”
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.