Burreli avancon, Korabi aksident para ndeshjes

0

Matianët kanë fituar dje një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit, duke mundur Korabin, në një nga finalet e mbijetesës. Peci e Mëllugja shënuan nga një gol në secilën pjesë dhe siguruan tre pikë të arta, ndaj një rivali që duket se po i ruan forcat për në ndeshjet shtëpiake.

Prag përballja me Korabin pati supriza. Pak kilometra pa mbërritur në qytetin e Burrelit, në afërsi të Urës së Karicës, lojtarët dhe stafi i skuadrës dibranët janë trinditur rëndë pasi një makinë e tonazhit të lartë ka manovruar mjaft keq dhe autibusi i Korabit ka shpëtuar për mrekulli. Administratori i skuadrës, Femi Mziu tha se ai dhe gjithë lojtarët që ndodheshin në automjet janë tronditur rëndë. “Makina e ngarkuar me krom goditi autobusin tonë. Kemi shpëtuar për fije të perit. Nuk mendoj kurrësesi që kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme. Normale do të ishte që ekipet të lëviznin të shoqëruara nga policia rrugore”, nënvizoi Mziu. Sakaq në “Liri Ballabani” kishte shpërthyer ahengu, për të karikuar lojtarët dhe për të festuar ditëlindjen e 60-të të administratorit të Burrelit, Demir Cupi.

 

Pas ndeshjes

Julian Ahmataj, trajner i Burrelit: “Këtë ndeshje e kishim vlerësuar maksimalisht. Terreni na pengoi në lojën tonë. Nuk dhamë më të mirën e mundshme. Fitorja faktoi se ne e nisim mirë garën e mbetur. Cdo ndeshje është finale dhe si të tilla duhen vlerësuar të gjitha takimet. Lojtarët e Burrelit dhe unë kemi për detyrë ta çojmë ekipin aty ku e meriton”.

Dorian Bubeqi, trajner i Korabit: “Ndeshja ishte e luftuar dhe interesante. Të dyja skuadrat kanë nevojë për pikë. Vendasit shënuan dy gola dhe kjo na tulati disi. Luajtëm me dy sulmues. Shënuam një gol shprese, por nuk patëm mundësi për më shumë. Dëmtimi i Razës pati ndikim në lojën tonë. Burreli është rivali ynë direkt. Kampionati sipas meje sapo ka nisur”.

BURRELI – KORABI     2-1

Shënues:  Peci 21’, Mëllugja 58’ / Lleshi 78’ (p)

Burreli: Selaci, Mëllugja, Becka, Levendi (Fajza 46’), Danaj, Ajazi (Ivani 75’), Ibrahimllari, Osmanllari, Peci (Xhuveli 68’), Simonov, Ujkaj (në dispozicion Hila, Fejza, Përgjoni, Ivani, Asimetaj, Bërdufi, Xhuveli) Tr. J. Ahmataj

Korabi: Laco, Doci, Karaj, Hysi (Mucaj 59’), Hoxha (Dida 51’), Prendi, Raza, Hyseni (Cakashvili 66’), Lleshi, Veliaj, Osmani (në dispozicion-Kurtulaj, Taku, Dida, Prenci, Cakashvili, Mucaj) Tr. D. Bubeqi

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.