Guri nuk ndalet më: Për të ardhmen flasim në verë, kombëtarja…

Po shënon si asnjëherë në karrierën e vet është bërë ylli i Superiores me golat dhe lojën e tij, pasi në Shqipëri zakonisht është shumë e vështirë të gjesh lojtarë të tillë, të aftë të luajnë në shumë role dhe të shënojnë me kokë e këmbë. Është momenti i artë i Sindrit Gurit, futbollist tashmë në kulmin e formës, aq sa nuk është e tepërt të flitet për kombëtaren, edhe pse vetë shkodrani nuk sheh aq larg. E ardhmja? Deri në verë të Kukësi, me pas….

Sindrit, dy gola dhe një tjetër fitore
Ndihem mjaft mirë që e ndihmova skuadrën. Jam sulmuesi i vetëm i ekipit, duhet të bëj mirë dhe besoj se po bëj mirë. Uroj që të vazhdojmë me këtë ritëm.
Largimi i Bakajt, sa e dëmton ekipin?
Kuptohesha mirë me Bakajn dhe shënonim të dy. Tani thuajse të gjtha përgjegjësitë janë te unë.
Nga ndeshja në ndeshje duket se po bëni mirë, besoni se do të keni të njëjtin ritëm?
Uroj që të kem këtë ritëm. Besoj se do të vazhdojmë kështu. Besoj se dhe në Gjirokastër do vazhdojmë me rezultate pozitive. Uroj që të shënoj dhe atje. Ne jemi Kukësi, jemi në vend të dytë dhe shkojmë për fitore në çdo fushë.
Mbi dy muaj me Pakult, çfarë ka ndryshuar trajneri në skuadër?
Të gjithë në skuadrët kalojmë mirë me trajnerin. Ai na ndihmon shumë që të rritemi në aspektin personal, dhe porfesional. Po bën një punë mjaft të mirë. Siç e shihni, po luftojmë më tepër se dy fazat e para. Është ndryshim i madh.
Me këto dy gola mund të themi se ndihmove dhe Vllazninë?
Sot realizova dy gola që përveçse ndihmova skuadrën time, në një mënyrë a në një tjetër ndihmuan dhe Vllazninë. Nuk e meriton të jetë në ato pozita, pasi ka lojtarë cilësorë dhe një staf shumë të mirë, që po bën mjaft mirë. Besoj se do të kenë rezultate pozitive në vazhdimësi. S’kanë arsye pse pse të mos kenë rezultate të mira.
Performanca e mirë dhe ndoshta mendja edhe nga Panuçi, dhe e ardhmja, çfarë mund të na thotë Guri?
Për kombëtaren nuk dua të flas. Trajneri e di se çfarë bën. Ai i bën zgjedhjet. Unë bëj punën time, si ai të tijën. Nëse nuk do t’i hedhë sytë nga Superiorja nuk është faji im. Unë duhet të jap më të mirën. Nesër mund të jem dhe jashtë dhe mund të ftohem. Nuk është e çuditshme. Për të ardhmen duhet të flas me klubin. Në verë më mbaron kontrata. Nuk më kanë ofruar rinovim, por besoj se do të ulim të flas shumë shpejtë.
Nëse do kishit shënuar dhe një të tretë sot mund të kishit marë topin në shtëpi…
Mundohem të shënoj sa më tepër. Rastet dhe humben. E rëndësihme të dal sa më shumë para porte, pasi duke dalë para porte edhe shënon. Beosj se edhe golat po vijnë. Mund të kisha shnëuar dhe tre. Të shohim në ndeshjet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online