“Bujku” me sandale Gucci/ Kur yjet e Premier League zgjedhin festat e çmendura, Vardi lë topin dhe rrëmben lopatën

Nëse shumë futbollistë po vuajnë momentet e izolimit social, ka edhe nga ata që e kanë gjetur një zgjidhje për të qenë të lumtur edhe në këtë kohë. Yje të shumtë të Premier League e gjejnë argëtimin e tyre vetëm nëpër festa të çmendura, madje edhe duke thyer rregullat e karantinës si Ëalker apo Dele Alli. Por ky nuk është rasti i Vardit. Sulmuesi i Leicesterit është kthyer në një “bujk” këto kohë, duke u kujdesur për kopshtin dhe të mbjellat e tij.

Sipas asaj që raporton tabloidi britanik “The Sun”, lojtari anglez ka mbjellë patate e luleshtrydhe në tokën paranë vilës së tij luksoze, si dhe po kujdeset për pulat e tij. Madje duket se po e bën me një kënaqësi të madhe një gjë të tillë. E megjithëse me lopatë në dorë dhe gati për punë, Vardi harron t’i heqë sandalet e tij Gucci që vlejnë 180 paund./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 Jamie Vardy has been using his time in lockdown to tend to his vegetable patch

 Wag Rebekah shared a video showing Jamie planting vegetables while wearing a pair of £180 Gucci sandals

 As well as growing strawberries and potatoes, Jamie rears chickens in the grounds for eggs

 The Leicester ace loves his allotment and enjoys spending time on it with his kids

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *