“Mund të kenë sjellë virusin”/ Kryebashkiaku i Liverpool ngre dyshime: Kemi nisur hetim për tifozët e Atletico

Nga Klaudio Ndreca

Përhapja e virusit Covid-19 në mënyrë mjaft të shpejtë në Angli ka bërë që nga britanikët të nisin dyshime të reja. Kryebashkiaku i Liverpool, Steve Rotheram, ka surprizuar me deklaratën e tij të fundit referuar numërit të lartë të personave të prekur. Rotheram ka thënë se shkaktari shihet edhe te tifozët e Atletico që udhëtuan drejt Liverpool më 11 mars në ndeshjen e kthimit në Champions. Madje ndaj 3000 mijë tifozëve që udhëtuan në transfertën angleze ka nisur një hetim për të zbuluar nëse ndonjë prej tyre ka qenë i prekur nga virusi.

“Nëse njerëzit kanë kontraktuar koronavirusin si rezultat i drejtpërdrejtë i një ngjarje sportive që ne mendojmë se nuk duhet të kishte ndodhur. Ne kemi parë një rritje në kurbën e infeksionit, dhe kjo rezultoi në 1.200 njerëz në Liverpool që kontraktuan COVID- 19. Kjo duhet të hetohet për të zbuluar nëse ndonjë nga ato infeksione është drejtpërdrejt nga tifozët e Atlético. Kishte qytete koronavirusi të nxehtë, dhe Madridi ishte njëri prej tyre. Ata nuk u lejuan të mblidheshin në vendin e tyre, por 3,000 nga ata tifozë erdhën në vendin tonën dhe ndoshta mund të kishin përhapur koronavirus”- ka thënë kryebashkiaku i Liverpool./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online