Bojkoti i stërvitjes nga pagat, Takaj e jep menjëherë zgjidhjen në Korçë

Lojtarët e Skënderbeut i janë rikthyer sërish stërvitjes. Futbollistët refuzuan ditën e djeshme që të zhvillonin seancën e tyre stërvitore për shkak të mungesës së pagave për 3 muaj. Por kjo situatë duket se ka marrë zgjidhjen e kërkuar, teksa presidenti Takaj ka ndërhyrë për të rikthyer normalitetin në klubin e tij.

Kreu i Skënderbeut u shpreh se gjithçka do të zgjidhej dhe problemi me pagat do të merrte fund. Rikthimi i lojtarëve të skuadrës korçare në fushën e trajnimit është një shenjë e fortë se gjuha e përbashkët mes tyre dhe klubit është gjetur./Sport Ekspres/