“Bëni një semiar e merrni shembull Ballkanin”/ Munishi për të tijët: As Barçën nuk po e shoh me aq vëmendje

Në Kosovë skuadra e Ballkanit po udhëhiqte me një diferencë të vogël pikësh kampionatin përpara se pandemia të mbyllte gjithçka. E kur kampionati pritet të rinisë së shpejti, Ismet Munishi duket se po i mban të karikuar të tijët. Nga studio e T7, trajaneri nuk i ka kursyer lëvdatat për skuadrën e Ballkanit. I bundur se skuadra e tij ka bërë një paraqitje fantastike, Munishi ka kërkuar që ata të merren shembulli i një suksesi. Madje trajneri ka treguar se as ndeshjet e Barcelonës nuk e ka impreesionuar për të shkëputur vëmendjen nga skuadra e tij.

“Ndoshta duhet të organizohet një seminar dhe të merret Ballkani si shembull edhe ta shohin këto klubet e tjera, të mos xhelozojnë, por ta shohin se si është punuar mirë, në mënyrë korrekte, dhe të marrin mësim se si të shkojnë përpara. Ballkani do të vazhdojë t’i japë emocionet e njëjta si para pandemisë. Gjatë kohës së karantinës, kur i kam shikuar ndeshjet e Ballkanit, me më ëndje e kam shikuar Ballkanin se Barcelonën kohët e fundit. Duhet ta them këtë shumë sinqerisht, ndoshta mund të jem edhe subjektiv sepse është skuadra ime”- ka thënë Munishi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *