Befason Nasri, firmos për “gjigantin” belg

Samir Nasri ka vendosur ta vazhdojë karrierën e tij në Belgjikë. Futbollisti francez është prezantuar te skuadra a Anderleht ku do të vihet nën urdhrat e ish-kolegut të tij te Mançester Siti, Vinsent Kompani, i cili mban njëkohësisht pozitën e trajnerit dhe lojtarit te “gjigantët” belg.

“Kam marrë shumë oferta, por në fund zgjodha Anderlehtin me bindje të plotë. Vinsent Kompani ka qenë kolegu im te Mançester Siti, e njoh mirë dhe e di se çfarë planesh ka për të ardhmen e Anderlehtit. Me Vinsentin dhe të gjithë skuadrën do bëjmë maksimumin për ta bërë këtë projekt të suksesshëm”, tha francezi në fjalët e para për faqen e klubit.

Firma me Nasrin është një lajm i bujshëm për të gjithë futbollin belg që nuk është mësuar që në kampionatin e tyre të ketë emra të mëdhenj si ish-lojtari i Mançester Sitit dhe Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *