Bakaj: Nuk është faji im, arbitri më tha të vazhdoja lojën

Sulmuesi i Kukësit, Elis Bakaj, shënoi një gol që do të ngjallë polemika pa fund edhe në ditët në vazhdim, sepse me lojtarët të ndalur për një fishkëllimë nga shkallët e stadiumit, ai gjuajti dhe shënoi golin që zhbllokoi ndeshjen. Hasan Lika tha pas ndeshjes se Bakaj nuk duhej të shënonte, por ky i fundit refuzon që të quhet shkelje e lojës së ndershme.

“Të them të drejtën, ishte një aksion shumë i çuditshëm. Lojtarët u ndalën, unë pashë anësorin që nuk kishte ngritur flamur dhe arbitri tha që të vazhdohej loja, Unë jam sulmues, shpesh veproj instinktivisht dhe çdo sulmues shënon edhe kur është pozicion jashtë loje dhe shpesh ndëshkohet me karton. Nuk e di i kujt është faji, por nuk nuk mendoj se gabova. Lika thotë që nuk respektova Fair-Play? E njoh mirë, kam shumë respekt, edhe ai më njeh mirë dhe më tha që nuk duhej të shënoja, por e përsëris që ishte një vendim instiktiv.

“Skënderbeu duket i pakapshëm? Unë kam ardhur te Kukësi me synimin për të fituar titullin kampion. Jemi duke u përmirësuar nga ndeshja në ndeshje, kemi edhe shumë mungesa dhe nuk është e lehtë, por po tregojmë që kemi shumë alternativa dhe mund të shkojmë larg”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *